Të ndërtuara për punë.

Personalizueshëm

POStom ju përshtatet nevojave tuaja të biznesit dhe jo e kundërta. Ka me dhjetëra opsione që ju japin fleksibilitet në përdorimin e programit. Me vetëm një klikim, ju e përshtatni programin ashtu si ju konvenon biznesit tuaj.

Kitchen Display

Per bizneset që kanë kuzhinë, Kitche Display sistemi do të lehtësoje punën e kuzhinës në pranimin, dorëzimin, dhe menaxhimin e porosive. Gjithcka do të paraqitet më mirë dhe secili do të jetë i informuar në sekond kur porosia është gati.

Zbritje

Programi ofron mundësine e zbritjeve të ndryshme: Totale, me përqindje, apo të caktuar vetë. Të gjitha këto aktivizohen lehtë ne sistemin e konfigurimeve.

Delivery

Me një mini-modul të ndërtuar veçmas për delivery, ju me lehtësi do të merrni porosi, koordinoni transportin, dhe të informoheni nëse porosia është dorëzuar me sukses. Poashtu, edhe të regjistroni inkasimet nga Delivery.

Qasja dhe aprovimet

Ju shumë lehtë mund të caktoni se kush mund të ketë qasje në pjesë të caktuara të programit dhe poashtu të vendosni rregulla të aprovimeve të veprimeve para se të ekzekutohen. Për shembull, që të regjistrohet një porosi e dëmtuar, duhet të ketë aprovimin nga menaxheri.

Kombo

Për produktet që kanë shtesa nga më të ndryshmet, kemi zgjidhje: Krijimin e produkteve që janë kombinim i më shumë se një produkti - pra, janë kombo. Prap, shumë lehtë krijohet.

Stoku

I mbanë në kontroll shishet, thasët, apo cfarëdo forme tjetër në të cilën e keni stokun. Hyrjet, daljet, shtimet dhe minusimet - të gjitha këto mund ti përdorni. Prap, admin-paneli ju mundëson këtë kontrollë.

Shpenzime

Bizneset kanë shpenzime të ndryshme, dhe me POStom, të gjitha regjistrohen shpejt dhe lehtë. Këto pastaj futen në raporte dhe lehtë mund të shihet trendi, shumat, e shume detaje tjera të shpenzimeve.

Punëtorët

Këtu ju mund të menaxhoni nivelin e qasjeve, aprovimet, shpenzimet ditore, e shumë tjera mbi punëtorë tuaj. Këto ndryshime aplikohen menjëherë dhe shumë lehtë.