Pak a shumë
Punojmë e ngatërrojnë, por në fund arrijmë me e ngrehë vetën, dëshirën, vullnetin, e djersën, deri sa nuk i bijmë në fije problemeve. Jemi një grup që punon bashkë që gati 5 vite dhe kemi shkri njohuri në projekte të ndryshme.

Shkumbin Hoxha
Themelues/UdhëheqësKa më shumë se 15 vjet që merret me menaxhimin e projekteve në fushën e IT-së dhe ka kry projekte për klientë në Norvegji, Gjermani, e Zvicër. Krijimi i produkteve është arsyeja pse zgjohet nga shtrati. Gëzohet shumë kur fiton Manchester United.

Korab Gurguri
Udhëheqës i TeknologjisëKa eksperience të gjatë në .NET. Ka përgjegjësi të mëdha mbi supet e veta, sepse çdo pjese e kodit që shkruhet, kalon kah ai - por, edhe pse vetë i ka supet e mëdha. Ka njohuri në big data, NLP (Natural Language Processing), dhe software architecture. Poashtu, është këngëtar i dështuar.

Rinor Mehmeti
Full-Stack DeveloperMerret me shumë sende, por i shkon Vue.js, React, PHP, dhe ckado që ka nevojë. Eshte më i gjati në zyre, prandaj edhe njihet si obelisku i zyres, që mundet me i mbrri gotat në raftet më te larta. Kauza është pasioni i tij.

Lum Gashi
ShitjeLumi ka përvojë të madhe në zhvillim të produkteve, analitikë të shitjes, dhe aftësi komunikimi.

Genc Bokshi
Front-end / Mobile Dev.Një front-end dev me eksperiencë në firma të dizajnit - kombinim i mirë. Entuziast i kulturës që ka sy të mprehtë - asnjë detaj nuk ka shancë ti kaloj pa u vërejtur. Punon me HTML, CSS, JavaScript, Vue.js, ReactJS, React Native, TypeScript. Gencin e kemi arkitekt të zyrës, burimin e të bukurës.

Armend Krasniqi
Front-end / Mobile Dev.Mjeshtës në zhvillim të aplikacioneve mobile dhe i aftë në JavaScript, React Native, ReactJS, TypeScript, GraphQL, Apollo, Firebase. Armendi poashtu njihet në zyre si person që lëshon këngët më të reja nga hip-hopi vendor dhe ndërkombëtar.

Vigan Hoxha
KomunikimËshtë i vetmi në zyre që merret vesh pak me dizajn dhe me komunikim - tjerët kanë punë më të mençme. Merret edhe me kordinim të projekteve që vijnë në zyre, por maspari vrapon në mëngjes, e tek mandej fillon me punu.
Bashkangjitesh?
Dergo CV ne info@stom.io dhe nese kemi nevoje, do te kontaktojme